Hapat praktikë drejt një lidhjeje të shëndetshme – Pjesa e dytë
- Posted by Admin i Next
- On 29/04/2021
- 0 Comments
- Njihni dikë që është në vijën e frontit.
Nëse shpresoni të martoheni me dikë që e do Jezusin me pasion dhe e bën atë të njohur, ndoshta është më mirë ta vendosni veten në një komunitet të njerëzve të përkushtuar ndaj kësaj. Anëtarësohuni në një grup të vogël, jo vetëm në një grup të krishterëve beqarë, por në mënyrë aktive në mision së bashku. Futuni në një shërbesë në kishën tuaj që po ungjillizon të humburit në komunitetin lokal.
Kjo nuk do të thotë që duhet të shërbejmë sepse mund të gjejmë dashurinë e jetës. Në fund të fundit, Zoti nuk është i nderuar me atë lloj shërbese. Jo, kjo thjesht do të thotë që nëse po kërkojmë një lloj të veçantë personi, ka vende të mira, të sigurta, të identifikueshme ku këto lloje njerëzish jetojnë, shërbejnë dhe adhurojnë së bashku. Përfshihuni në një komunitet si ai, shërbejini njëri-tjetrit dhe kërkoni që Zoti të hap dyert për mundësi njohje.
- Ndiqni qartësinë më shumë sesa intimitetin. Vendosni kufij.
Rreziku më i madh i kohës së njohjes është dhënia e pjesëve të zemrës dhe jetës sonë dikujt me të cilin nuk jemi martuar.
Intimiteti është më i sigurt në kontekstin e martesës, dhe martesa është më e sigurt në kontekstin e qartësisë. Qëllimi i kohës së njohjes është të përcaktojmë nëse të dy duhet të martohemi, kështu që duhet të përqendrojmë përpjekjet tona atje. Jini të qëllimshëm dhe të hapur ndaj njëri-tjetrit, si të krishterë, intimiteti para martesës është i rrezikshëm, ndërsa qartësia është tepër e çmuar.
Përfshirja seksuale paramartesore çon në një lidhje emocionale që ju ndalon të vlerësoni qartë aspekte të tjera të marrëdhënies. Kjo mund të prodhojë gjithashtu edhe faj apo turp që zvarritet edhe brenda marrëdhënies pas martesës.
Pastërtia është një përkushtim i plotë i jetës tënde ndaj Perëndisë.
Ja çfarë mendojnë njerëzit sot për seksin:
- Seksi është dashuri dhe dashuria është seks
- Seksi jashtë martese nuk përbën problem, përderisa jeni të dashuruar
- Të rinjtë kanë nevojë të eksperimentojnë me seksin, me qëllim që të mësojnë rreth seksit.
- Bëj qejf, vetëm kujdes mos e lësh/mbetesh shtatëzënë
- Vetëm dështakët presin deri në martesë
Mëkati seksual mund të jetë arma e zgjedhjes së Djallit në prishjen e marrëdhënieve të krishtera. Nëse nuk e njohim armikun tonë dhe e angazhojmë atë, do ta gjejmë veten duke menduar se si humbëm kaq lehtë. Disa nga miqtë tanë më të mirë në betejë do të jenë kufijtë që kemi vendosur për të na mbajtur të pastër. Oreksi për intimitet rritet vetëm ndërsa e ushqejmë. Ne jemi ndërtuar biologjikisht në atë mënyrë. Prekja çon në dëshirën për më shumë. Të qenit vetëm së bashku në situata të caktuara mirëpret tundimin. Edhe lutja së bashku ose biseda me orë të tëra në telefon/chat mund të krijojë mbidozë të sëmurë dhe të parakohshme të intimitetit. Si pasues të Krishtit, ne me të vërtetë duhet të jemi më të kujdesshmit dhe vigjilentët. Kufijtë mbrojnë dhe kufijtë sigurojnë llogoret e ndërtimit të besimit.