6 Pohimet e Jezusit rreth vetes

6 Pohimet e Jezusit rreth vetes

  • Posted by Admin i Next
  • On 20 Maj, 2020
  • 0 Comments

A ju ka rastisur të diskutoni për këtë temë?

Për disa, pohimet e Jezusit rreth hyjnisë së tij janë thelbi i besimit, të tjerë e konsiderojnë mëkatin më të madh të mundshëm mendimin e krishterë rreth Jezusit. Por përpara se të dalë në pah mendimi që ke për këtë temë ju ftojmë të shqyrtoni argumentet bazë se përse Bibla ngul këmbë në idenë se Jezui vetë bëri pohime rreth hyjnisë së tij.

Shpresojmë se do të kemi një diskutim të këndshëm.

Jezui pohoi se është Perëndi 

Një nga pohimet më të dalluara të besimit të krishterë është se Jezui është Perëndi.

Shqyrto gjashtë argumentet e mëposhtme:

1. Jezui deklaroi vetë se është Perëndi… dhe pohimet e tij u kuptuan pikërisht kështu nga kundërshtarët dhe dëgjuesit. 

{Ungjilli i-Gjonit 10:30-33}

{Ungjilli i-Gjonit 8:56-59}

{Ungjilli i-Markut 14:61-62}

{Ungjilli i-Gjonit 14:8-9}

{Ungjilli i-Mateut 28:18-20}

Përmbledhje:

Njerëzit që ishin pranë Jezuit, e kuptuan se ai pohoi hyjninë e tij. Kjo dallohet edhe nga akuzat që i bënë Atij për blasfemi (pohime blasfemuese ndaj Perëndisë). Gjithashtu Jezui vetë u dërgua në vdekjen e kryqit për shkak të këtyre deklaratave. Apostulli Gjon na tregon se “judenjë kërkonin edhe më shumë ta vrisnin, sepse jo vetëm që shkelte ligjin e së shtunës, por edhe thoshte se Perëndia ishte Ati i tij, duke e bërë veten të barabartë me Perëndinë.”

{Ungjilli i-Gjonit 5:18}

2. Jezui pranoi të adhurohej si Perëndi. 

Thomai, një nga dishepujt e Jezusit, nuk besonte se Jezui ishte ringjallur. Kur i treguan, ai tha: “Po të mos shoh shenjat e gozhdëve në duart e tij, po të mos vë gishtin te shenjat e gozhdëve dhe po të mos vë dorën te brinja e tij, unë nuk do të besoj.”

Dhe kishte të drejtë! A do të besoje ti kaq lehtë lajmin se dikush, që ishte vrarë në kryq, thjesht paska ardhur përsëri në jetë?

Dhe Jezui i ringjallur iu shfaq Thomait, dhe i ofroi mundësinë që t’ia prekte plagët, e të shikonte shenjat. Pas kësaj, Thomai i tha Jezuit: “Zoti im dhe Perëndia im!” {Ungjilli i-Gjonit 20:25-28}

Dhe Jezui nuk e korrigjoi.

Sigurisht, nuk e korrigjoi sepse shfaqja e Jezuit të ringjallur ishte dëshmia kryesore se Jezui ishte hyjni.

Ashtu siç nuk korrigjoi edhe të tjerët në pasazhet e mëposhtme:

Ungjilli i-Mateut 28:8-9}, {Ungjilli i-Mateut 28:16-17}; {Ungjilli i-Mateut 16:16-17}

3. Jezui fali mëkate 

A mundet dikush të të falë ofendimet që ke kryer ndaj Perëndisë? Duhet të kesh autoritetin e Perëndisë që të jesh në gjendje të falësh mëkatet e të tjerëve.

Por në të dy pasazhet e mëposhtme, Jezui tha (duke ju drejtuar një të paralizuari dhe një gruaje): “Të janë falur mëkatet.”

Çfarë? Si është e mundur? “Kush është ky që fal mëkatet?”

Kështu menduan edhe hebrenjtë që e dëgjuan me veshët e tyre këtë deklaratë. Por Jezui jo vetëm nuk e tërhoqi deklaratën e tij, por e vazhdoi argumentin duke thënë se ai ishte në gjendje jo vetëm të falte mëkatet por edhe të shëronte të sëmurët!

{Ungjilli i-Markut 2:3-12}

{Ungjilli i-Lukes 7:47-48}

4. Jezui pohoi se ai ishte burimi i jetës së përjetshme.

Çfarë mendoni për jetën e përjetshme? Çfarëdo që të jetë jeta e përjetshme, duhet të jetë diçka që shkon përtej kufizimit të vdekjes. Dhe meqë e tejkalon kufizimin e pakalueshëm të vdekjes, dhuruesi i saj, i jetës së përjetshme, duhet të jetë vetë i përjetshëm dhe të ketë një autoritet hyjnor. Jezui deklaroi se “Biri i jep jetën kujtdo që do… ashtu si ati ringjall të vdekurit dhe ju jep atyre jetën” {Ungjilli i-Gjonit 5:21}. Në kapitullin 6 të Ungjillit të Gjonit, ai deklaroi se “kushdo që sheh Birin dhe beson në të, do ketë jetë të përjetshme… dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit.” {Ungjilli i-Gjonit 6:40}

Këto deklarata – e të tjera të ngjashme me  këto – tregojnë edhe njëherë autoritetin hyjnor të Jezuit, dhe ai është gjithashtu çelësi për të pasur përjetësinë.

5. Mrekullitë dhe mësimet e Jezuit ishin të jashtëzakonshme

Jezui është i pashoq për nga natyra dhe numri i mrekullive që ka kryer. Askush tjetër në histori nuk ka një kombinim të tillë mahnitës – për të shtuar këtu edhe mësimet e tij të jashtëzakonshme, krejtësisht të paarritshme për nga thellësia dhe thjeshtësia, me asnjë mësues tjetër, përpara dhe pas kohës kur ai jetoi në tokë.

Megjithëse mrekullitë dhe mësimet nuk janë pohime të drejtpërdrejta se Ai është hyjni, ato janë një dëshmi plotësuese e qartë e autoritetit hyjnor të Krishtit. Gjithashtu është interesante të vëmë re se si i trajton Ungjilli i Gjonit mrekullitë. Gjoni i quan mrekullitë e Jezuit “shenja”. Sepse ato nuk ishin thjesht shfaqje mahnitëse të fuqisë së Zotit – në fund të fundit, a nuk e ka treguar fuqinë Zoti njëherë e mirë në krijim? Por ato ishin gjithashtu “shenja” që ju tregonin njerëzve autoritetin dhe origjinën hyjnore të autorit të këtyre mrekullive, Jezuit vetë!

(Shikoni pasazhet te: {Ungjilli i-Markut 1:21-42}; {Ungjilli i-Markut 3:7-11}; {Ungjilli i-Markut 4:35-39}; {Ungjilli i-Markut 5:38-42})

6. Jezui përmbushi më shumë se 300 profeci të Dhiatës së Vjetër (libra të shkruara në një periudhë prej 1500 deri në 400 vite përpara ardhjes së Jezuit), nga të cilat 48 janë shumë specifike përsa i përket ardhjes së Tij.

Mundësia që një njeri, në gjithë historinë e njerëzimit, të përmbushë 8 profeci, është 1/1017.

Një shembull për ilustrim: Në qoftë se do të merrni një shumë prej 1017 monedhash 5 lekëshe dhe të shtroni me to të gjithë sipërfaqen e ish-Jugosllavisë, shtresa që do të mbulojë gjithë shtetin do të jetë 60 cm e lartë. Atëherë vendosni një shenjë njërës prej monedhave dhe përziejini të gjitha.

Nëse me sy mbyllur do të përpiqeni të gjeni monedhën e caktuar, cili do të jetë probabiliteti?

Është i njëjti probabilitet që një person të përmbushë 8 profeci….

A mundet që dikush krejt rastësisht të përmbushë detaje që janë shkruar të paktën 400 vite përpara se ai të lindë?

Kur përballesh me këto fakte, ne sygjerojmë se ka vetëm tre mundësi…

Shqyrtojini këto mundësi në mësimin tjetër…