A thotë ndonjë gjë Zoti për lidhjet?

A thotë ndonjë gjë Zoti për lidhjet?

  • Posted by Admin i Next
  • On 10 Shkurt, 2021
  • 0 Comments

Disa mund të surprizohen nga vetë pyetja. Ç’punë ka Zoti me kë lidhem unë?

Por Perëndia nuk kërkon thjesht që ne të kemi ca njohuri rreth tij.

Perëndia kërkon t’i japim Atij hapësirë në të gjitha fushat e jetës sonë.

Në fund të fundit, a nuk ka krijuar ai gjithçka? Dhe, pa dyshim, një nga fushat e jetës sonë ku mund të marrim vendime kritike – ndaj dhe duhet të jemi të vëmendshëm që të kërkojmë urtësinë e Perëndisë – është fusha e marrëdhënieve. Zoti dëshiron më të mirën për ne. Më e mira e tij do të duket në mënyrën se si siguron një marrëdhënie martesore të qëndrueshme dhe jetëgjatë.

Nëse e ke lexuar Biblën me kujdes, do ta kesh vënë re se aty nuk ka udhëzime të qarta se me cilin person të njihesh, se si të gjesh partnerin e jetës, dhe çfarë hapash të bësh për të gjetur njeriun e duhur. Do të ishte e lehtë po të kishim një libër nga Zoti, me emrin tonë të shkruar aty, bashkë me emrin e partnerit përbri e kështu mbaronte historia.

Por nuk është fiks kështu! Megjithëse nuk i kemi këto detaje në librin e Perëndisë, Biblën, kemi plot udhëzime për të gjetur urtësi dhe në këtë fushë. Nëse Zoti ka krijuar marëdhëniet, dashurinë, mundësinë për t’u lidhur me dikë, fejesën, martesën… a nuk duhet të na ketë dhënë dhe ca urtësi për të gjetur rrugën e duhur në këto fusha?