Fillimi i udhëtimit tënd të projektit të jetës

  • Posted by Admin i Next
  • On 02/12/2020
  • 0 Comments

Çdo jetë duhet të ketë qëllim dhe kuptim përtej thjesht ekzistencës.

Megjithatë, jo të gjitha ne jemi në kontakt me kuptimin e thellë të jetëve tona. Në zemrën tonë dëshirojmë fort të dimë që jeta jonë ka më shumë vlerë, sesa thjesht kalimi përmes minutave të secilës ditë. Ne duam të dimë që vlerësohemi dhe kemi vlerë – që jemi unike dhe të veçanta. Ne duam të dimë që jeta jonë po sjell një ndryshim. Ne dëshirojmë fort të dimë përgjigjet e pyetjeve:

Kush jam? Pse jam këtu? Ku po shkoj? Si të arrij atje?

A e gjeni veten duke pyetur: Cilat janë shpresat, dëshirat dhe aspiratat e mia të papërmbushura? Në ç’fushë të jetës dua të përjetoj më shumë liri për të jetuar në mënyrë autentike? Ku kam nevojë për qartësi në drejtimin tim në jetë? Si do të dukej, nëse jeta ime do të ishte mbështetur në një themel të qëndrueshëm?

Parimet e FLUTURIM NË LARTËSI do t’ju ndihmojnë të gjeni përgjigjje ndaj këtyre pyetjeve. Zbulimet që do të bëni do të zbulojnë projektin personal të jetës suaj dhe do t’ju ndihmojnë të fluturoni në lartësi, ndërsa shkoni nga këtu ku jeni, atje ku dëshironi të jeni.

Udhëtimi i projektit të jetës suaj mund të bëhet më shumë sesa thjesht një destinacion. Ai mund të bëhet një aventurë e bukur dhe kuptimplote, ku ju mund të jepni një kontribut unik në botë.

Pavarësisht se si mendoni se erdhët në botë, me plan apo nga fati, ajo që ka vërtet rëndësi është çfarë zgjidhni të bëni me jetën tuaj. Ju mund të zgjidhni të lini gjurmë kuptimplote në këtë botë sot, nesër dhe gjatë gjithë të nesërmeve tuaja.

“Të jetuarit sipas projektit tënd unik të jetës, do të thotë të jesh çdo ditë shprehja më e mirë e vetes suaj unike në botë.”

Një mënyrë për të menduar për udhëtimin tuaj të projektit të jetës është të reflektoni mbi guaskën e Nautilusit. Kjo guaskë Nautilusi mbart shumë simbolizëm në lidhje me udhëtimin që jeni duke filluar.

NAUTILUSI DHE UDHËTIMI JUAJ I PROJEKTIT TË JETËS

Nautilusi është një guaskë tropikale me një spirale të brendshme me shumë dhoma. Ndërsa Nautilusi rritet, në guaskë krijohen dhoma të reja më të gjera e më të mëdha që janë përsosmërisht në përpjestim me njëra-tjetrën. Struktura e saj e guaskës i afrohet serisë Fibonaçi të numrave, ose të ashtuquajturit raporti i artë. Ky raport i artë ekziston në mbarë natyrën në shumë projekte të ndryshme.

Ashtu si guaska e Nautilusit ka një projektim unik që përsëritet në mbarë natyrën, ashtu edhe jeta juaj ka një projektim unik. Në këtë material, spiralja e guaskës së Nautilusit është simbol i grave që janë në një udhëtim rritjeje personale, ndërsa ecin përpara në jetë. Kur guaska e Nautilusit rritet, secila dhomë brenda saj zgjerohet dhe rritet. Kështu është edhe me jetën tuaj. Kur të bëni zbulime të reja në këtë material, secila fushë e jetës suaj do të zhvillohet dhe rritet.

Në FLUTURIM NË LARTËSI do të mësoni dhe zbatoni gjashtë parime që do t’ju ndihmojnë të gjeneroni ide të reja dhe të krijoni një ambient për jetëndryshim personal. Ju do të krijoni lidhje me gratë e tjera në grupin tuaj që janë në të njëjtin udhëtim si ju.

Ndërsa rriteni si Nautilusi , do të fluturoni në lartësi në jetë, duke shkuar nga këtu ku jeni, atje ku dëshironi të jeni. Në udhëtimin që po filloni, do të zbuloni më shumë në lidhje me projektimin tuaj unik.