Kush mund të jetë një kandidat/e për t’u lidhur?

  • Posted by Admin i Next
  • On 11/02/2021
  • 0 Comments

Kush mund të jetë një kandidat për t’u lidhur?

  • Nuk mjafton vetëm të jetë i krishterë ose të thotë se jam ndjekës i Jezusit. Ka shumë ndjekës të Jezusit të cilët nuk e kanë përparësi zemrën e Jezusit për njerëzit dhe për botën, por kanë përparësi interesat e tyra të ngushta të momentit.
  • Prandaj nuk mjafton që dikush të thotë “unë jam besimtar i krishterë si ti” prandaj dua të njihemi më mirë me qëllim për t’u lidhur në fejesë/martesë në të ardhmen.

Si mund të shqyrtosh kandidatët?

Le të flasim për ca hapa praktikë. Si ta ruajmë zemrën të pastër përpara Zotit?

Ca sygjerime praktike do të ishin: Të mund të kultivojmë një marrëdhënie personale me Zotin përmes leximit të Biblës, lutjes, miqësisë me besimtarë të tjerë. A i beson Zotit sepse ke gjetur shpresë dhe strehë tek Ai?

Të njëjtin kriter duhet ta kërkosh dhe te kandidati i mundshëm. A e do Ai Zotin? A e njeh mirë të vërtetën e Perëndisë? A ka interesin e Zotit në mendje? Si duket kjo në jetën e tij?

Nuk po themi se ata që nuk i besojnë Jezusit nuk janë njerëz të mirë, por natyrshëm zemra e tyre nuk ka përparësitë e një ndjekësi të Jezusit.

Por gjithashtu po themi se dhe ndjekësit e Jezusit nuk duhet të jenë ndjekës me fjalë por gjithashtu me vepra. Zemra e tyre për Zotin duhet të duket në praktikë.

Pasazhet e mëposhtme nuk flasin për një marëdhënie mes dy njerëzve, por e theksojnë qartë se njerëz të cilët kanë përparësi të kundërta në jetën e tyre nuk qëndrojnë shumë lehtë bashkë. Madje mund të shkatërrojnë jetët e njëri tjetrit.

“Mos hyni në një zgjedhë bashkë me të pabesët, sepse ç’lidhje ka drejtësia me paudhësinë? Dhe çfarë afrie ka drita me terrin? 15 Dhe ç’harmoni ka Krishti me Belialin? Ose ç’pjesë ka besimtari me jobesimtarin? 16 Dhe çfarë marrëveshje ka tempulli i Perëndisë me idhujt? Sepse ju jeni tempulli i Perëndisë së gjallë, sikurse tha Perëndia: “Unë do të banoj në mes tyre, dhe do të ec ndër ta; do të jem Perëndia i tyre dhe ata do të jenë populli im.” 2 Korintasve 6:14-16

“Mos u gënjeni; shoqëritë e këqija prishin zakonet e mira.” 1 Korintasve 15:33.

 1