Nëse Bibla flet për këtë fushë, a më thoni dot se çfarë thotë?

Nëse Bibla flet për këtë fushë, a më thoni dot se çfarë thotë?

  • Posted by Admin i Next
  • On 11 Shkurt, 2021
  • 0 Comments

Le të fillojmë me një mësim shumë bazë: Ruaje zemrën tënde!

“Mbi të gjitha, ruaje zemrën, sepse nga ajo dalin burimet e jetës” (Fjalët e Urta 4:23)

Në Fjalët e Urta të Biblës, ka plot udhëzime praktike për jetën. Njëra prej këtyre, na sygjeron ta ruajmë zemrën.

Si mund ta ruajmë zemrën kur jemi duke kërkuar dhe shpresuar për një partner?

Së pari, zemra jonë duhet të jetë e fokusuar te Zoti.

Kjo nuk duhet të jetë thjesht një klishe, dhe as nuk po sygjerojmë se nëse je i/e fokusuar të Zoti, atëherë partneri do të vijë te dera vetë.

Por kjo do të thotë që të ruajmë zemrën në përparësitë e duhura. Perëndia ka plane për ty dhe ai do ta shijosh mirësinë e tij.

Duhet të jemi të kujdesshëm se cilat përparësi kemi në zemër dhe të sigurohemi se përparësitë tona janë në përputhje me zemrën e Perëndisë për ty.

A je gati t’ia dorëzosh zemrën Zotit? Nëse ke frikë nga Zoti, si mund t’ia dorëzosh zemrën një personi tjetër? Kur Zoti është aq i mirë dhe prapë kemi hezitime, si mund të marrim guximin t’ia japim zemrën një personi tjetër?

A je në paqe me Perëndinë? A e di se çfarë pret Ai prej teje?

Dorëzoja Zotit zemrën dhe ai do të kujdeset për pjesën tjetër!