1. Hyrje – Cilat janë faktet lakuriq?

1. Hyrje – Cilat janë faktet lakuriq?

  • Posted by Admin 2 i Next
  • On 11 Mars, 2020
  • 0 Comments

Çfarë mund të prisni nga seria Faktet Lakuriq?

Ndoshta… do të keni këtë reagim: Çfarë janë këto biseda kështu? Përse duhet të flasim kaq hapur për seksin? Dhe ja shpjegimi ynë i thjeshtë: Për prindërit: Ju kërkojmë ndjesë që jemi kaq të hapur dhe direkt për temën, aq sa disa prej jush ndoshta jeni të mërzitur me ne. Por vetëm deshëm t’ju themi, se në kërkimet tona, fëmijët tuaj tashmë dinë gjithçka për këtë temë. Madje, ata flasin lirshëm me njëri-tjetrin. Ndoshta, duke pasur parasysh se disa prej jush nuk jeni rehat ta trajtoni temën direkt me ta, mund t’ju ndihmojmë. Në fund të fundit, ne duam t’ju ofrojmë atyre një pikëpamje për sektin, që mendojmë se është e saktë, që pasqyron të vërtetën e Perëndisë për ta, dhe se i drejton ata drejt një jete më të mirë e më të sigurt. Ju lutem, shikojini videot vetë, edhe na thoni nëse ia kemi arritur këtij qëllimi. Duam të jemi partnerë me ju në rritjen e fëmijëve dhe jo të jemi problemi. Për adoleshentët: Ju tashmë keni dëgjuar për seksin. Ne duam t’ju ofrojmë pamje të plotë të realitetit, t’ju flasim pa dorashka, t’ju ndihmojmë në këtë udhëtim që të mund të jeni të sigurt në hapat që doni. Duam të jemi si një baba i kujdesshëm i cili ju flet hapur për seksin. Nuk është tabu, apo jo? Shikoni videot edhe na thoni se si t’ju ndihmojmë në këtë udhëtim.