Përse kanë rëndësi ngjarjet e javës së fundit?

Përse kanë rëndësi ngjarjet e javës së fundit?

  • Posted by Admin i Next
  • On 7 Prill, 2020
  • 0 Comments

E keni dëgjuar besoj, që dikur në Mars a në Prill, disa festojnë Pashkën. Një festë tradicionale për të krishterë ungjillorë, katolikë e ortodoksë.

Në Pashkën e parë me Jezusin nuk kishte asnjë festë.

Kishte thjesht një mësues shumë të nderuar në Izraelin e përpara 2000 vitesh të vdekur. Në varr. Kur filloi festa, Jezusi sapo ishte vrarë nga Romakët, i akuzuar nga krerët fetarë të Izraelit për tradhëti të fesë dhe traditës së tyre.

Kur filloi Pashka e asaj kohe – e cila përkujton Jezusin sot – Jezusi vetë ishte i vdekur.

Izraelitët festonin në Pashkë një ngjarje të historisë së tyre që ka pak lidhje me ne sot. Ata u çliruan nga Egjipti përmes një seri mrekullish madhështore. Më në fund, ishin të lirë. Zoti, i cili i çliroi, iu kërkoi ta përkujtonin këtë rast brez pas brezash.

Kur po e përkujtonin këtë festë, atë vit, Jezusi, ishte i vdekur. Në ditën e fundit të festës, të dielën, Jezusi nuk gjendej në varr. Si ka mundësi?

Një ngjarje e tillë ishte tronditëse për ata që e jetuan me sytë e tyre.

Tronditëse gjithashtu ishin edhe ngjarjet që i paraprinë vdekjes dhe ringjalljes së Jezusit.

Në këtë material do t’ju ndihojmë t’ju hidhni një sy ngjarjeve të javës së fundit të Jezusit në tokë. 

Çfarë ndodhi asaj jave?

Merrni një kafe ose çaj. Hidhini një sy materialit (mund t’ju kërkojë rreth 1 orë nga jeta juaj) dhe zbuloni të vërteta që mund t’ju ndryshojnë jetën.

Madje, mund t’ju ndryshojnë jetën edhe kur jeni të izoluar nga e gjithë bota.

Jemi këtu për t’ju përgjigjur nëse keni pyetje për ne.