Si duket dashuria e vërtetë

Si duket dashuria e vërtetë

  • Posted by Admin i Next
  • On 11 Shkurt, 2021
  • 0 Comments

Kur vjen një kandidat, si mund ta dallosh se ai vërtet të do?

Në fund të fundit, si duket dashuria e vërtetë?

Lexoni këtë kapitull të famshëm rreth dashurisë dhe bëjini vetes këto pyetje në lidhje me dashurinë tuaj për dikë dhe me dashurinë e dikujt rreth teje.

“Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq; nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën, i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë. Dashuria nuk ligshtohet kurrë…” 1 Korintasve 13:4-7

Pyetjet e mëposhtme janë pyetje për t’u shqyrtuar:

  • A është i duruar?
  • A është i sjellshëm?
  • A është ziliqar?
  • A krenohet?
  • A është i përulur?
  • A kërkon të mirën vetëm për veten e vet?
  • A zemërohet lehtë?
  • A i mban shënim gabimet që bën?
  • A thotë të vërtetën?
  • A të mbron?
  • A të beson?

Kjo nuk është një listë shteruese por më shumë një listë me pyetje për të vënë në pah dashurinë e vertetë, atë lloj dashurie që ta kërkon zemra. 

Ti nuk duhet të kesh më pak se kaq. Sepse Perëndia, siç e përmendëm dhe në fillim, kërkon më të mirën për ty.

Ai nuk do që thjesht të lidhesh me një të krishterë me shpresën që do të martohesh dikur. Ai do që të kesh një jetë me vlerë, me përparësitë e duhura të zemrës, së bashkue me partnerin që do të kesh përkrah gjithë jetën tënde.

 1