Alternativat: Teoritë rreth ringjalljes
- Posted by Admin i Next
- On 20 Maj, 2020
- 0 Comments
Teori të ndryshme mbi ringjalljen
Po sikur ringjallja të mos ketë ndodhur fare?
Alternativat e mundshme:
I. Varri ishte bosh.
-
- Mundësia A:
- Jezusi u ringjall prej së vdekurish.
- Ai është Zot. Opsioni
- Mundësia B:
- Dikush e vodhi trupin.
- Miqtë ose Armiqtë.
- Mundësia C:
- Jezusi nuk vdiq në kryq.
- Teoria e alivanosjes.
- Mundësia A:
II. Varri nuk ishte bosh.
-
-
- Mundësia A:
- Gratë vajtën gabimisht në një varr tjetër.
- Teoria e varrit të gabuar.
- Mundësia B:
- Njerëzit vetëm menduan se e panë Jezusin pas ringjalljes.
- Teoria e haluçinacionit.
- Mundësia A:
-
Por a qëndrojnë këto teori?
Vjedhur nga miqtë
- Miqtë e Jezusit s’kishin asnjë arsye për ta vjedhur trupin, sepse një Mesi i vdekur nuk është Mesi.
- Psikologët thonë se njerëzit nuk vdesin për diçka që e dinë se është gënjeshtër (11 nga 12 dishepujt vdiqën si martirë).
Vjedhur nga armiqtë.
- Përsëri s’ka asnjë arsye.
- Armiqtë e Jezusit do ta kishin nxjerrë trupin kur u shpall se Jezusi u ringjall, por ata nuk e bënë këtë.
Teoria e alivanosjes (të të rënit të fikët)
- Romakët, para se ta zbritnin nga kryqi njeriun e kryqëzuar, siguroheshin mirë që ai kishte vdekur.
- Jezusi nuk do të kishte mundur t’u ikte rojeve romake mu përpara varrit.
Teoria e varrit të gabuar.
- Çdo njeri mund ta kishte ngatërruar varrin.
- Jozefi nga Arimatea do ta kishte ditur ku ishte varri i duhur.
Ungjijtë na thonë se Jozefi nga Arimatea ishte një i pasur që e mori trupin e Jezusit dhe e varrosi. Ai ishte i njohur në Jerusalem – të gjithë e kanë njohur me siguri dhe të gjithë e dinin vendin e varrimit. Nuk kishte asnjë detaj sekret në këtë histori.
Teoria e haluçinacionit (iu duk se vdiq)
- Pas vdekjes së Jezusit, dishepujt i humbën shpresat se Ai ishte Mesia. Duheshin bindur shumë njerëz për këtë. Kjo s’ishte çështje haluçinacioni.
- Më shumë se 500 njerëz gjatë një periudhë 40 ditore, thanë se e panë Jezuin disa herë gjatë ditës dhe natës.
- Varri mund të hapej dhe të nxirrej trupi për t’i dhënë fund historisë së ringjalljes së Jezusit.
- Mijëra njerëz në Jerusalem e pranuan Jezusin si Mesinë brenda pak muajsh pas kryqëzimit. Këta ishin njerëzit që kishin më shumë mundësi të shihnin varrin me sytë e tyre, dhe ata i njihnin dëshmitarët okularë.
Disa faktorë të tjerë që duhen marrë parasysh rreth ringjalljes së Jezuit
Ekzistenca e kishës së krishterë
- Një Mesi i vdekur s’është Mesi.
- Krishtërimi ishte një fe e paligjshme në Perandorinë Romake dhe të krishterët u persekutuan (qoftë me hedhjen e tyre te luanët e gladiatorët, qoftë me pamundësinë për të zhvilluar tregti me tregtarët çifutë jo të krishterë). Patjetër që duhet të ketë qënë diçka e vërtetë në jetën e tyre që i bënte të duronin persekutime të tilla. E megjithatë, Krishtërimi u përhap kaq shumë, saqë në vitin 321, Perandori u detyruar ta shpallë fe të ligjshme të perandorisë.
- Njëmbëdhjetë prej dymbëdhjetë dishepujve vdiqën si martirë, ndërsa predikonin se Jezui ishte ringjallur.
Jetët e ndryshuara të Palit dhe të dishepujve të parë
- Dishepujt u përgatitën të ktheheshin në punët e tyre të mëparshme pasi Jezusi u kryqëzua. Megjithatë, pas 50 ditësh, ata ishin në Jerusalem, duke predikuar se Jezusi ishte ringjallur dhe se Ai ishte Mesia.
- Ata vdiqën në mënyrë të dhunshme, sepse predikonin ringjalljen e Jezusit.
- Sauli nga Tarsi ishte një çifut i ri, i mprehtë dhe i zellshëm. Ai i burgoste të krishterët. Por, papritur, ai filloi të predikonte se Jezui ishte ringjallur prej së vdekurish dhe shkroi gjysmën e Dhiatës së Re.
Duket se teoria e ringjalljes së Jezusit është e kopsitur mirë nga ana historike. Nuk ka arsye për të dyshuar që nuk ka ndodhur.
Apo keni ju ndonjë arsye? Na e dërgoni që të diskutojmë.
Nëse ringjallja e Jezuit është e vërtetë, atëherë, ia vlen të diskutojmë rreth qëllimit të ardhjes së Jezusit në mësimin tjetër.