Çfarë mund ta kërcënojë marrëdhënien? – Pjesa e dytë

Çfarë mund ta kërcënojë marrëdhënien? – Pjesa e dytë

  • Posted by Admin i Next
  • On 16 Prill, 2021
  • 0 Comments

Le të vazhdojmë udhëtimin në pikat të cilat e kërcënojnë një marrëdhënie. Në mësimin pararendës pamë se Intensiteti dhe Izolimi janë dy kërcënime. Le të shikojmë tre kërcënime të tjera. 

3. Xhelozia e “verbër

Mbase është një nga gjërat më të diskutueshme në nje marrëdhënie. Nga një këndvështrim duket si diçka normale në çift, por nga ana tjetër kur është fiksim, kthehet në një problem serioz. Xhelozia që çon në kontroll, dyshim, kërcënim dhe zemërim të shkatërron. Dashuria nuk duhet të na bëjë të ndihemi të frikësuar.

Dashuria nuk dyshon për keq!

A ndiheni të lirë në marrëdhënien tuaj?

4. Paqëndrueshmëria

Një tjetër shenjë e dashurisë së pashëndetshme është paqëndrueshmëria. Debatet e vazhdueshme, grrindjet, ndarjet dhe pastaj bërja e “paqes” e bëjnë me të vërtetë sfilitëse një marrëdhënie.

Dashuria nuk pezmatohet!

A po lulëzojmë ne marëdhënien tonë apo po venitemi dita ditës?

5. Dhuna 

Dhuna ka forma dhe dimensione të ndryshme. Në pjesën më të madhe të kohës ne alarmohemi nga dhuna fizike, por harrojmë që dhe dhuna emocionale dhe psikologjike është po aq e dëmshme. Nuk e mendojmë që një person që ushtron dhunë emocionale apo psikologjike kur jemi në një lidhje, më shumë mundësi do ushtrojë dhunë fizike dhe në të ardhmen.

Dashuria është e durueshme plot mirësi!

Dashuria e vërtetë e përjashton dhunën!

Këto elementë janë tregues të një marrëdhënie të pashëndetshme dhe të paperëndishme. Nëse gjendesh në këto rrethana, ndoshta është koha për të ndaluar. Mos të lejojmë të bëhemi skllevër të ndjenjave tona. Por të kemi respekt për veten dhe të nderojmë Zotin.