Çfarë mund ta kërcënojë marrëdhënien? – Pjesa e parë

Çfarë mund ta kërcënojë marrëdhënien? – Pjesa e parë

  • Posted by Admin i Next
  • On 16 Prill, 2021
  • 0 Comments

Ju mund të keni lexuar dhe dëgjuar shumë libra, poezi, këngë dhe himne thurur dashurisë, por askush nuk mund ta përshkruaj më bukur dashurinë se sa ai që e ka krijuar: Perëndia vetë! 

Askush nuk mund të jete shembull më i mirë për tu ndjekur sesa vetë Krijuesi ynë dhe Krijuesi i dashurisë.

Këtë aspekt e dalluam dhe nga teksti i mëparshëm (1 Korintasve 13:1-8, Bibla) kur lexuam disa prej vargjeve më të bukura që i janë shkruar dashurisë ndonjëherë.

Tre vargjet e para të atij pasazh na kujtuan që asgjë nuk ka vlerë nëse bëhet pa dashuri.

Ndërsa vargjet e tjera përshkruajnë në mënyrë aq të bukur, të thellë dhe të detajuar se çfarë është dashuria.

Une jam beqare, por mbaj mend kur kam qënë ne fillimet e mia të besimit, përmes leximit të biblës, Zoti ma bëri aq të qartë bindjen për t’u martuar me dikë që e do dhe e nderon Zotin.

Gjatë viteve nuk ka qënë e lehtë dhe pritja ndonjë herë bëhet e vështirë, por unë në zemrën time kam vendosur që do martohem me dikë që jo vetëm e beson Jezusin, por edhe e nderon dhe lavdëron Atë. Me dikë që do më dojë mua me dashurinë e Krishtit, me dikë që do më sfidojë dhe nxisë ta dua më shumë Jezusin çdo ditë. 

Kur jemi në një takim ose në marrëdhënie ka shumë gjëra për të cilat duhet të jemi vigjilentë, që të mund të gjejmë këtë lloj dashurie: karakteri i personit, zemra e tij/saj, personaliteti etj. 

Në këtë material do të ndalojmë më shumë te disa elementë që përbëjnë kërcënim për marrëdhënien tonë, me të cilat nuk duhet të bëjmë kompromise. 

1. Intensiteti

Në fillim marrëdhënia është emocionuese, e fortë, intensive dhe duket shumë normalë, por bëhet toksike ose e pashëndetshme me kalimin e kohës. Në fillim doni të shihni njëri-tjetrin, të jeni së bashku gjithë kohën, të takoheni vazhdimisht.

Por pastaj diçka ndryshon kur partneri bëhet kontrollues, është i pranishëm kudo dhe ndiheni të mbytur nga sjellja e tij.

Është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje ndjenjave tuaja në fillim të një marrëdhënie.

Dashuria nuk sillet në mënyre të pahijshme!

A mendoni se keni hapësirën tuaj, e cila ju lejon të merrni frymë dhe të mendoni/vendosni sipas bindjeve tuaja?

2 – Izolimi

Izolimi është një nga gjërat më të rrezikshme në një marrëdhënie, por që neglizhohet ose injorohet lehtësisht. Çdo marrëdhënie fillon me një dëshirë të fortë për të kaluar kohë së bashku. Izolimi ndodh kur partneri fillon t’ju largojë nga miqtë, familja, komuniteti juaj. Dashuria e shëndetshme përfshin pavarsinë. Dy njerëz që duan të kalojnë kohë së bashku, por që qëndrojnë në kontakt edhe me njerëzit e tjerë dhe aktivitetet e mëparshme.

Ndërsa jeni në një marrëdhënie është thelbesore të mësoni se si të përdorni zërin për të shprehur nevojat tuaja.

Dashuria nuk kërkon të sajat !

A po respektohen nevojat tuaja?