Përmbledhja: Përse kanë rëndësi ngjarjet e javës së fundit të Jezusit?

Përmbledhja: Përse kanë rëndësi ngjarjet e javës së fundit të Jezusit?

  • Posted by Admin i Next
  • On 5 Maj, 2020
  • 0 Comments

Kur iu hedh një vështrim Ungjijve – historisë së Jezusit dallohet se më shumë se një e treta e tekstit (përafërsisht) i kushtohet ngjarjeve të javës së fundit të Jezusit në tokë.

Shpresoj që e keni kuptuar përse. 

Ja një përmbledhje e shkurtër: Jezusi, ishte Mesia, 100% njeri dhe 100% hyjni, i pamëkat, i cili erdhi në botë për të vuajtur për mëkatet tona. Ngjarjet e javës së fundit, përveç se janë përmbushje e profecive të parathëna për Mesian, tregojnë me detaje vuajtjet dhe dhimbjet e Jezusit – i pafajshmi për mëkatarët.

Shumë na pyesin se përse Jezusi duhet të vdiste në kryq. Përgjigja e saktë e pyetjes gjendet në idenë se, Zoti ka një dashuri të madhe për ne, aq sa ishte gati të duronte vuajtjen e kryqit, përçmimin e njerëzve, për shkak të kësaj dashurie.

Ne sot nuk adhurojmë kryqin. Por adhurojmë Jezusin dhe përpiqemi të kthejmë mbrapsht dashurinë e tij për ne.

Shiko me kujdes këtë përmbledhje dhe konsidero hapin tjetër.

Katër ligjet shpirtërore – një përmbledhje e mesazhit të Jezusit.

 

A keni dëgjuar për katër ligjet shpirtërore?

Cili është hapi tjetër?

Hapi tjetër është vendimi yt personal. Ne mund të të shpjegojmë historinë por ne nuk vendosim dot për ty. A do të marrësh në konsideratë Jezusin? A mendon se ia vlen ta duash edhe të jetosh në përputhje me mësimet e tij?