Zemra: Si ta dallosh te një person tjetër?

Zemra: Si ta dallosh te një person tjetër?

  • Posted by Admin i Next
  • On 16 Prill, 2021
  • 0 Comments

Për të dalluar zemrën e një njeriu duhet kohë. Do kohë për të dalluar dëshirat e fshehura, sepse ajo që shohim është vetëm maja e ajzbergut.

Për të njohur një djalë apo vajzë, ndërkohë që njihemi, secili do të mundohet të shprehë, thotë e sillet në mënyrën më të hijshme të mundshme, në varësi të asaj që kërkon të arrijë në këtë njohje. Por si besimtarë jemi thirrur t’i ruajmë zemrat tona me kujdes sepse prej saj dalin dhe burimet e jetës (Fjalët e Urta 4;23), sepse prej saj dalin dhe të gjitha të këqijat (“Sepse nga zemra dalin mendimet e mbrapshta, vrasjet, shkeljet e kurorës; kurvëria, vjedhjet, dëshmitë e rreme, blasfemitë.” Mateu 15:19).

Të gjithë jemi njerëz në proces shenjtërimi dhe rritje. Kemi akoma rrugë për të bërë, për t’u trasformuar sipas imazhit të Krishtit.

Si ta dallojmë atëherë zemrën e një personi?

Të njohim zemrën dhe dëshirat e tij/saj do të duhet urtësi, lutje dhe kohë. 

Zoti që na njeh në thellësi, di dhe dëmtimet e shenjat që njerezit e tjerë kanë lënë në zemrat tona. Ai do të na pastrojë dhe shërojë në mënyrë që dhe ne mos lëmë dëmtime te motra apo vëllai që po njohim. 

Dëshira e zemrës sonë është të gjejmë një shoqe/shok zemre, me të cilët të ecim së bashku në këtë udhëtim mbi tokë. Procesi do kohë, jo vetëm për të njohur zemrën e personit që po njohim, por edhe dëshirat dhe zemrën tonë.

Ja disa hapa të sygjeruar prej nesh për të njohur zemrën e personit dhe për të marrë hapat e duhura në një marrëdhënie:

  1. Merr kohë dhe lutu specikikisht të njohësh zemrën tënde. Ndoshta ka nevojë për shërim dhe çlirim nga komunikime të mëparshme. Zoti ka fuqi të të ndihmojë të identifikosh çështjet. Nëse ke nevojë për këshillim biblik, mos nguro të kërkosh nga motra e vëllezër që kanë kaluar të njëjtat hapa para teje. 
  2. Jepi kohë vetes dhe personit tjetër, pa ushtruar presion, për të njohur dëshirat dhe zemrën e tij/saj: a përputhen me dëshirat dhe zemrën tënde për të bërë vullnetin e Zotit? 
  3. Zemra është e vështirë për t’u dalluar, por jo e pamundur. Kërkoi Zotit urtësi për të njohur personin në fusha të ndryshme, në marrëdhëne me familjen, në punë, në shoqëri. Aty mund të dallosh zemrën dhe pasionet e dikujt.
  4. Si e kalon kohën e lirë personi, çfarë zgjedh të diskutojë dhe bëjë kur jeni bashkë fizikisht ose virtualisht? Nuk shikon dot zemrën por mund të dallosh veprimet dhe vullnetin e personit, të cilat zbulojnë zemrën dhe mendimet me aq sa mundet.

Mos ndiq zemrën tënde por zemrën që kërkon Zoti; një zemër që bindet dhe do të nderojë dhe japë Lavdi Zotit dhe në këtë stinë.