Çfarë ndodh konkretisht kur i beson Jezusit?

  • Posted by Admin i Next
  • On 20/05/2020
  • 0 Comments
E para, suksese nëse keni arritur shqyrtimi e këtij materiali deri në këtë pikë.
Jeni në rrugë të mbarë! Po mësoni rreth krishterimit sesa keni imagjinuar ndonjëherë; madje më shumë sesa dinë dhe shumë të krishterë të tjerë!
Në vazhdimësi do të hedhim dritë mbi disa të vërteta, që përjetohen në jetën e dikujt, nëse vendos të bëhesh ndjekës i Krishtit.
Kujdes! Nuk po themi se duhet të bëheni një i tillë menjëherë. Po ju kërkojmë durim për të lexuar deri në fund, që të dini realisht se çfarë ndodh me jetën e dikujt që zgjedh t’i besojë Krishtit!
E vërteta e parë: Shpirti i Jezusit jeton në ty.
Lexoni me kujdes pasazhet e mëposhtme nga libri i fundit i Biblës nga Zbulesa, letra e Apostullit Pal drejtuar besimtarëve në Romë dhe Letra e tij drejtuar besimtarëve në Efes (një qytet në Turqinë e sotme).
{Zbulesa 3:20}
{Romakeve 8:9-11}
{Efesianeve 1:13-14}
Përmbledhje: 
Jezui ofroi që të vijë e të vizitojë zemrën tënde, nëse ti i hap derën atij pasi ai ka trokitur. Kuptohet që ky është i folur figurativ por thelbi i idesë është që Jezui do të vijë të të drejtojë mendimet e zemrës, dhe hapat që hedh në jetë.
Te Letra e Romakëve na thuhet që Fryma e Perëndisë do të jetojë në këdo që i beson Atij.
Kur bëhesh i krishterë, ka një lidhje të ngushtë mes besimtarit dhe Zotit, në një mënyrë që nuk përjetohet në asnjë besim tjetër. Ai të drejton, të transformon dhe të udhëheq, që të mund të jetosh siç do ai, në plotësinë e dëshirës së Zotit për ty.
 
E vërteta e dytë:  Ti je i falur dhe mëkati nuk ka më pushtet mbi ty
 
{Kolosianeve 2:13-14}
Si përshkruhet falja? Në momentin që ti i beson Jezuit, ai e merr dokumentin e të këqijave që ke kryer kundër Perëndisë, dhe e gris. Nuk ka më asnjë vlerë. Nuk i kemi më borxhe Perëndisë.
Mendo të gjitha të këqijat që ke bërë, edhe ato që janë thjesht në zemrën tënde e askush nuk i di. Mendo, edhe të këqijat që do të kryesh në të ardhmen. Mendo sa keq ndihesh kur i kujton.
Dhe tani, mendo: Zoti, Perëndia që di gjithçka, ka vendosur “ti harrojë” të gjitha të këqijat e tua dhe të ka falur. Tani, je i larë edhe i pastruar. Je i falur! Si ndihesh?
Kështu i ndodh një besimtari të krishterë. Dhe jo vetëm për të këqijat e së shkuarës, por edhe të së ardhmes. Kjo nuk do të thotë që nuk do të bësh asnjë gjë të keqe. Kjo do të thotë që do të falesh nga Perëndia, kur shkon tek ai me zemrën e penduar dhe gati për të ndryshuar rrugë.
{Romakeve 6:6}; {Romakeve 6:11-13} Çfarë është bërë për besimtarin e krishterë? Ç’duhet të bëjë një besimtar i krishterë?
Të krishterët nuk janë më skllevër të mëkatit.
Po! Të krishterët bëjnë mëkat. Por nuk janë më SKLLEVËR të mëkatit.
Kur je skllav, puna jote është të bësh çfarë të urdhërojnë. Kur je i lirë, ti ke mundësi të zgjedhësh; të sillesh si skllav apo si njeri i lirë. Ata që nuk i besojnë Krishtit, nuk kanë liri. Kur bëhesh i krishterë, ti ke LIRI të zgjedhësh, nëse do të jetosh si skllav apo si njeri që ka fituar lirinë.
Një i krishterë nuk është më skllav i mëkatit!
{1 e-Korintasve 10:13}
Ky varg premton që Perëndia do të kujdeset për ne, dhe ai gjithmonë do të na ndihmojë kur jemi të tunduar dhe të sulmuar me më shumë sesa mund të përmbajmë.
E vërteta e tretë: Perëndia të ndryshon
A keni dëshirë të ndryshoni? Shumë njerëz nuk janë rehat të përballen me ndryshime; sidomos në rastin kur ndryshimet nuk janë më thjesht rrjedhojë e zgjedhjeve të tua, por janë të diktuara nga dikush tjetër.
E vërteta është kjo: Zoti do të të ndryshojë! Çfarë kuptimi ka ti besosh Perëndisë, edhe të ngelesh njësoj; në të njëjtat faje, probleme, mëkate? Halle?
Perëndia do që jeta e një të krishteri të rrezatojë të vërtetën mahnitëse të dashurisë së Perëndisë. Lexoni vargjet më poshtë me kujdes, edhe shikoni se për çfarë ndryshimesh bëhet fjalë.
{2 e-Korintasve 3:18}; {2 e-Korintasve 5:17}; {Galatasve 5:22-23}; {Filipianeve 1:6}; {Filipianeve 2:13}; {Filipianeve 4:13}
Përmbledhje: Po transformohemi nga lavdia e Perëndisë, po bëhemi krijesa të reja, me një jetë krejt të ndryshme nga ajo e mëparshmja; frytet e jetës me Perëndinë, duhet të dallohen në jetën e besimtarit (dashuria, mirësia, paqja, butësia, vetkontrolli etj.); Perëndia ka nisur një process në jetën tonë që do ta mbarojë me sukses sipas planit të tij; fuqia e tij na jep drejtim dhe forcë të bëjmë gjithçka sipas planit të tij.
Të gjitha këto të vërteta bëhen realitet me kalimin e kohës, ndërsa përpiqemi ta duam Zotin me dashuri të sinqertë.
Ndërsa do ta njihni më mirë Perëndinë dhe do të vazhdoni të ndiqni planin e Tij, Ai, përmes Shpirtit të Shenjtë, do të ndryshojë jetën dhe karakterin tuaj.
Do të ketë ndryshim në jetën e një njeriu pasi ai vendos ti besojë Perëndisë, por ndryshimi nuk është rrjedhojë e kapriçove të Perëndisë, por në funksion të transformimit të jetës së personit për mirë.
 
E vërteta e katërt: Ti jeton për Krishtin
{2 e-Korintasve 5:14-15}; {Efesianeve 2:10}; {Galatasve 2:20}; {Ungjilli i-Gjonit 15:9-11};
Pyetje: Nëse dikush rrezikon jetën e tij për të shpëtuar tënden, çfarë do të bëje për të? Si do të ndryshonin veprimet e tua për atë person?
Kur bëhesh i krishterë, ti e kupton, dashurinë e jashtëzakonshme me të cilën na do Perëndia. “Kur ende ishim armiq të tij, Krishti vdiq për ne”, thotë Bibla.
Të jetosh për Krishtin është një proces që vazhdon gjatë gjithë jetës. Perëndia do të të japë aftësinë për ta ndjekur Atë, ndërsa ti u beson premtimeve të Tij dhe i bindesh Atij.
 
E vërteta e pestë: Besimi i një të krishteri të ri dhe mbështetja e tij tek Perëndia do të rriten vazhdimisht.
Ky proces i njohjes së vazhdueshme të Perëndisë dhe i përjetimit të planit dhe dashurisë së tij zhvillohet:
1.     Duke studiuar Biblën. A ke një Bibël që mund ta lexosh rregullisht?
2.     Duke u lutur.
3.     Duke biseduar me të tjerët për Krishtin.
4.     Duke iu bindur Perëndisë.
5.     Duke kaluar kohë me të krishterë të tjerë.
Nëse je i interesuar për më shumë informacion rreth besimit të krishterë, jemi të gatshëm të të ndihmojmë. Na kontakto për hapa të mëtejshëm.